Më 28 mars, këshilltari amerikan i sigurisë shtetërore që përgjigjet për çështjet ekonomike botërore Michael Froman, bëri të ditur se në Samitin e G20-s në javën e ardhshme, presidenti amerikan Barak Obama nuk do t'u kërkojë vendeve të tjera që të shtojnë investimet për të stimiluar ekonominë.
Froman tha se stimulimi ekonomik dhe masat e investimit nga qeveritë janë problemet e rëndësishme që do të diskutohen nga G20. Disa probleme të rëndësishme janë riparimi i sistemit monetar, shmangja e proteksionizmit tregtar, etj. Fromani tha se G20 ka arritur konsensus në marrjen e të gjitha masave të nevojshme për të stimiluar rifillimin ekonomik botëror. (Yuan Xin)