Në vigjilje të Samitit të G20-ës, banorët e Berlinit dhe Frankfurtit shqetësohen se do të injorohen interesat e punëtorëve sipas projektit të zgjidhjes së samitit. Më 28 mars, ata zhvilluan mitingje dhe demostrata për të kundërshtuar politikën e përballimit të krizës nga ana e qeverisë. Njëkohësisht, kërkuan që të krijohet rend ekonomik botëror i barabartë.
Në Berlin, kryetari i partive dhe i franksioneve të krahut të majtë në parlamet Gregor Gysi kërkoi që të kombëtarizohen bankat e mëdha dhe njëkohësisht, në shpërndarje, të varfërit duhet të marrin më shumë pasuri. Në Frankfurt, kryetari i partive të krahut të majtë Oskar Lafontaine bëri thirrje që të zbatohet përqindje e lartë e taksës ndaj personave me të ardhura të larta. (Yuan Xin) (Artan)