Më 27 mars, në Moskë, u organizua mbledhja e posaçme ndërkombëtare e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait mbi problemin e Afganistanit, ku morën pjesë përfaqësuesit e mbi 30 vendeve dhe organizatave ndërkombëtare, si Vendet anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, vendet vëzhguese të kësaj organizate, Afganistani, SHBA-ja, si dhe OKB-ja, BE-ja, NATO-ja, Komonwealthi i Shteteve të Pavarura etj.
Zv-ministri i Jashtëm i Kinës Songtao mbajti një fjalim në këtë mbledhje, ku vuri në dukje se qeveria kineze do të vazhdojë përpjekjet e përbashkta me komunitetin ndërkombëtar për të nxitur paqen dhe stabilitetin e Afganistanit dhe për të shpejtuar rindërtimin ekonomik të tij. (Shy Guan)