Më 22 mars, komisionari i BE-së për çështjet ekonomike e monetare Joaquin Almunia ritheksoi se tani BE-ja nuk ka nevojë që të shtojë forcën e stimulimit ekonomik, megjithatë, nuk përjashtohet marrja e masave të mëtejshme në të ardhmen.
Gjatë pjesëmarrjes në Forumin e Brukselit të organizuar nga Fondi Marshall Gjerman, Almunia tha se BE-ja po përpiqet që të shpëtojë ekonominë dhe tani më e rëndësishmja është zbatimi i planit të tanishëm të stimulimit ekonomik.
Almunia u shpreh po ashtu se, më 2 prill, BE-ja do të organizojë samitin financiar të G20-s në Londër. Çështja kyçe e këtij samiti është reformimi i sistemit financiar ndërkombëtar. (Yuan Xin) (Artan)