Korrespondentët e Radios së Jashtme të Kinës mësuan më 23 mars nga uebsajti zyrtar i "EXPO 2010 China" se, pas konfirmimit të pjesëmarrjes në "EXPO 2010 China" nga Belizja, një vend i cili ndodhet në verilindje të Amerikës Qendrore, deri më 23 mars 233 vende dhe organizata ndërkombëtare kanë siguruar pjesëmarrjen e tyre në këtë ekspozitë ndërkombëtare, që do të organizohet në Shangai në vitin 2010.
Siç mësohet, duke përfshirë Belizen, 17 vende që nuk kanë vendosur marrëdhënie diplomatike me Kinën do të jenë pjesëmarrës të kësaj ekspozite.
(Çan Yean) (Artan)