Më 22 mars, kryetari i BB-së Robert Zoellick propozoi gjatë pjesëmarrjes në Forumin e Brukselit se G20-ja duhet të marrë parasysh krijmin e një sistemi të ri në shqyrtim, me të cilin duhet të vlerësojë efektin e programeve stimuluese të vendeve të ndryshme.
Zoellick tha se tani programe të shumta për stimulimin ekonomik të vendeve të ndryshme zgjasin vetëm deri në vitin 2010, për këtë arsye, duhet të vendoset nëse do të merren masa të mëtejshme pas vlerësimit të efekteve të programeve të tanishme.
Zoellick paralajmëroi gjithashtu se 2009-a do të jetë një vit shumë i rrezikshëm për ekonominë botërore, e cila do të tkurret me 1%-2%. (Jiang Lei)