Më 13 mars kryeministri kinez Wen Jiabao u shpreh se Kina është vendi më i madh kreditor i SHBA-së. Kina i ka dhënë SHBA-së shumë fonde, prandaj SHBA-ja patjetër duhet të tregojë kujdes për sigurinë e kapitaleve. Ai ritheksoi se pala kineze i kërkon SHBA-së që të mbajë premtimet për të garantuar sigurinë e kapitaleve kineze.
Wen Jiabao tha po ashtu se Kina i kushton vëmendje zhvillimit të ekonomisë amerikane dhe shprehu dëshirën që masat e marra nga qeveria e re e presidentit Obama të jenë të frytshme. (Çang Çuo)