Presidenti amerikan Barak Obama u takua më 12 mars pasdite me ministrin e Jashtëm të Kinës Yang Jiechi, që ndodhej për vizitë në Shtëpinë e Bardhë. Të dyja palët ranë dakord për forcimin e bashkëpunimit për të përballuar krizën financiare ndërkombëtare.
Obama tha se ai po pret me padurim takimin e tij me kryetarin e shtetit të Kinës Hu Jintao në Samitin Financiar të Grupit të 20 Vendeve që do të organizohet në Londër. Ai theksoi rëndësinë që SHBA-ja i kushton zhvillimit të marrëdhënieve më të forta me Kinën. Gjithashtu, Obama vlerësoi edhe masat e palës kineze për zgjerimin e kërkesës së brendshme për ruajtjen e rritjes ekonomike.
Siç mësohet, po më 13 mars, ministri Yang mbajti një fjalim në Qendrën Studimore për Problemet Strategjike dhe Ndërkombëtare të SHBA-së në Uashington, ku shtjelloi parimet dhe qëndrimin e qeverisë kineze mbi problemet lidhur me Tajvanin, Tibetin etj. (Çan Yean) (Artan)