Anëtari i Komisionit të Punëve të Jashtme të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez dhe drejtori i Shkollës së Shkëmbimeve Kulturore Ndërkombëtare e Universitetit "Tongji" Cai Jianguo u shpreh më 10 mars në Pekin se "EXPO Shangai 2010" do të jetë një çështje e madhe për punën e diplomacisë së shkëmbimeve popullore pas Lojërave Olimpike të Pekinit.
Siç mësohet, "EXPO Shangai 2010" do të organizohet nga data 1 maj deri më 31 tetor 2010. Tema e kësaj ekspozite ndërkombëtare është "Qyteti e bën jetën më të mirë". Deri tani, 231 vende dhe organizata ndërkombëtare kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre.
(Çan Yean)