Më 9 mars, përfaqësuesi i përgjithshëm i qeverisë kineze pranë EXPO 2010 Hua Junduo u shpreh në Pekin se deri më 9 mars të vitit 2009, 185 vende dhe 46 institucione ndërkombëtare kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në EXPO 2010 të Shangait, gjë që shënon rekordin historik të EXPO-s.
Hua Junduo tha se ndër 231 palët pjesëmarrëse, të gjitha 45 vendet aziatike dhe 16 vendet e Oqeanisë kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre. Krahas këtyre, edhe 50 vende afrikane, 45 europiane dhe 29 amerikane kanë konfirmuar pjesëmarrjen.
Sipas programit, EXPO 2010 do të zgjatë 184 ditë, nga 1 maji deri më 31 tetor të vitit 2010. (Jiang Lei)