Nënkryetari i Komitetit Ekzekutiv të Panarit Ndërkombëtar të Shangait të vitit 2010 (EXPO 2010 Shangai) Zhou Hanmin u shpreh se, deri në datën 8 mars, 185 vende dhe 46 organizata ndërkombëtare kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë panair, duke shënuar një rekord të ri në historinë 158-vjeçare të organizimit të Panairit Ndërkombëtar.
Z. Zhou bëri të ditur se parashikohet që numri i vizitorëve të panairit të arrijë në 70 milionë, ndër të cilët 5% deri në 10% do të jenë nga vende të huaja.
Kryetari i këtij komiteti Wan Jifei u shpreh gjithashtu se kriza financiare nuk do të ndikojë mbi organizimin e panairit. Deri tani asnjë vend ose organizatë nuk ka shpallur tërheqjen. Ndërsa atyre që kanë hasur vështirësi financiare për ndërtimin e sallës së ekspozitës, pala kineze do t'u japë ndihmën e nevojshme.(Can Yean)(Artan)