Më 26 shkurt, Komiteti organizativ i EXPO 2010 zhvilloi një konferencë për shtyp, duke thënë se punët përgatitore për këtë ekspozitë po zhvillohen në mënyrë normale.
Zv/drejtoresha e komitetit ekzekutiv të EXPO, znj. Zhong Yanqun u shpreh se deri më 23 shkurt, 231 vende dhe organizata ndërkombëtare kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë ekspozitë. Krahas këtyre, ndërtimi i pallateve ekspozuese po zhvillohet në mënyrë të gjithanshme, dizenjimi i ekspozimit po përparon pandërprerë dhe planifikimi i aktiviteteve kulturore dhe i forumeve po ecën normalisht. (Jiang Lei)