Po më 19 shkurt, Barroso shprehu dëshirën që në Samitin e Grupit të 20 Vendeve që do të organizohet në fillim të prillit në Londër, të mund të nxitet procesi i bisedimeve i Raundit të Dohas të Organizatës Botërore të Tregtisë, duke frenuar prirjen e përhapjes së proteksionizmit tregtar nën ndikimin e krizës financiare.
Në të njëjtën ditë, kryeministri italian Silvio Berluskoni dhe kryeministri britanik Gordon Braun zhvilluan bisedime në Romë. Berluskoni tha se dispozita në planin për nxitjen ekonomike të Amerikës për "blerjen e mallrave amerikane" dhe masat e marra nga qeveria franceze për mbrojtjen e industrisë së vet përmbajnë nënkuptimin e proteksionizmit tregtar. Ndërsa, Braun tha se nëse një vend merr masa të proteksionizmit tregtar, kjo do të shkaktonte veprime të ngjashme të vendeve të tjera, si pasojë e të cilave, do të krijohej pakësimi i vëllimit tregtar dhe rritja e papunësisë. (Çan Yean) (Artan)