
Sipas njoftimeve të Radios së Jashtme të Kinës, pas përfundimit të vizitës në Arabinë Saudite, Mali, Senegal, Tanzani e Mauricius, kryetari i shtetit i Kinës Hu Jintao u kthye më 18 shkurt paradite në Pekin me avion të posaçëm.
Ministri i Punëve të Jashtme të Kinës Yang Jiechu u shpreh në një intervistë se vizita e kësaj here e kryetarit Hu është një veprim i rëndësishëm diplomatik që Kina ka ndërmarrë për të forcuar marrëdhëniet e saj me vendet në zhvillim, nëpërmjet të cilit janë konsoliduar dhe thelluar marrëdhëniet e Kinës me vendet afrikane dhe është forcuar miqësia dypalëshe.
(Çan Yean) (Artan)









