Më 17 shkurt presidenti amerikan Barak Obama nënshkroi planin e nxitjes së ekonomisë me një shumë prej 787 miliardë dollarësh amerikanë.
Më 13 shkurt, Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit Amerikan e miratuan këtë plan, me synim shkëputjen e ekonomisë amerikane nga rënia. 35% e shumës së planit do të përdoren për pakësimin e taksave, ndërsa pjesa tjetër për investimet qeveritare. Obama u shpreh se ky plan, si një "gur themeltar" për rimëkëmbjen e ekonomisë amerikane, do të ruajë e krijojë mbi 3.5 milionë vende pune dhe do të hedhë baza për rritjen e lulëzimin afatgjatë të ekonomisë amerikane. (Wang Lei) (Artan)