Më 16 shkurt, kryetari i shtetit i Kinës Hu Jintao mori pjesë në ceremoninë e mirëpritjes në Daressalaam, të organizuar nga qarqet e ndryshme të Tanzanisë me rastin e vizitës së tij. Në këtë ceremoni, Hu Jintao mbajti një fjalim të rëndësishëm mbi marrëdhëniet kino-afrikane.
Hu Jintao vuri në dukje se marrëdhëniet kino-afrikane janë të palëkundura në përvojën e kohës dhe të ndryshimit të situatës ndërkombëtare. Si në të kaluarën, ashtu dhe në të ardhmen, populli kinez çmon miqësinë tradicionale me Afrikën, i konsideron popujt afrikanë si popuj miq të besës edhe pse në situatë të vështirë. Populli kinez dhe popujt afrikanë do të jenë gjithmonë popuj vëllezër dhe partnerë të mirë.
Hu Jintao tha se në kushtet e krizës financiare të tanishme, vendet në zhvillim janë në mjedisin më të vështirë, megjithatë, në këtë kohë, të dyja palët duhet të ndihmojnë ndërsjelltazi, të bashkëpunojnë dhe të kapërcejnë këtë moment të vështirë. (Yuan Xin) (Artan)









