Më 15 shkurt, në Daressalaam të Tanzanisë, gjatë një konference shtypi, kryetari i shtetit i Kinës Hu Jintao u shpreh se Kina do të zbatojë në kohën e duhur masat e ndryshme të ndihmës për Afrikën që u vendosën në Forumin e Bashkëpunimit Kino-Afrikan dhe do të vazhdojë të thellojë zhvillimin e marrëdhënieve të partneritetit strategjik të tipit të ri ndërmjet Kinës dhe Afrikës.
Hu Jintao tha se kjo është vizita e 6-të e tij në Afrikë dhe gjithashtu është vizita e 2-të e tij pas samitit të Pekinit të Forumit të Bashkëpunimit Kino-Afrikan. Synimi i tij është për të konsoliduar miqësinë, thelluar bashkëpunimin, përballuar sëbashku sfidat.
Hu Jintao theksoi se kriza financiare ndërkombëtare e tanishme ka krijuar shumë vështirësi në zhvillimin ekonomik të Kinës dhe të Afrikës, megjithatë, kjo krizë nuk do të ndikojë në përpjekjet e Kinës për forcimin e bashkëpunimit kino-afrikan. (Yuan Xin) (Artan)










