Më 16 shkurt kryetari i shtetit i Kinës Hu Jintao mbaroi me sukses vizitën shtetërore në Tanzani. Ai u largua nga Dar es Salaam dhe shkoi në Mauritani, duke vazhduar vizitën e tij të bashkëpunimit miqësor.
Tanzania është stacioni i 4-të i vizitës së bashkëpunimit miqësor të Hu Jintao-s. Para kësaj ai ka vizituar Arabinë Saudite, Malin dhe Senegalin. Sëbashku me kryetarin e shtetit Hu Jintao u larguan Sekretari i Zyrës së Sekretariatit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës dhe drejtori i Drejtorisë Qendrore Ling Jihua, sekretari i Zyrës së Sekretariatit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës dhe drejtori i Zyrës së Studimit të politikave Wang Huning dhe anëtari i Këshillit të Shtetit Dai Bingguo . (U Sen) (Artan)









