Më 13 shkurt sipas orës së vendit, në kryeqytetin e Senegalit, Dakar, kryetari i shtetit i Kinës Hu Jintao dhe presidenti i Senegalit Abdoulaye Uade zhvilluan bisedime.
Hu Jintao u shpreh se qeveria kineze nuk do të pakësojë ndihmën ndaj Afrikës për shkak të krizës financiare. Pala kineze do të vazhdojë t'i bëjë thirrje komunitetit ndërkombëtar t'i kushtojë vëmendje vështirësive të Afrikës, të shkaktuara nga kjo krizë financiare, si dhe të shpjerë ndihma dhe investime në Afrikë.
Nga ana e tij, presidenti Abdoulaye Uade tha se qysh nga vendosja e marrëdhënieve senegalo-kineze, Kina i ka mbajtur plotësisht premtimet dhe janë zbatuar të gjitha projektet e ndihmës ndërtimore. Kina ka dhënë kontribut të madh për nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror të Afrikës dhe vendet afrikane shprehin falënderime për këtë, shtoi presidenti senegalez. (Shy Guan) (Artan)









