Më 12 shkurt, kryetari i Shtetit i Kinës Hu Jintao përfundoi vizitën shtetërore në Arabinë Saudite dhe u nis me aeroplan të posaçëm për në Mali, duke vazhduar vizitën e tij në pesë vende aziatike e afrikane.
Hu Jintao e filloi vizitën e tij në Arabinë Saudite më 10 shkurt. Gjatë vizitës, ai zhvilloi bisedime me mbretin e këtij vendi aziatik Abdullah Bin Abdul Aziz. Të dyja palët arritën unanimitet në thellimin e gjithanshëm të miqësisë strategjike mes dy vendeve dhe përballimin e përbashkët të krizës financiare.
Gjatë bisedimeve, Hu Jintao paraqiti 6 propozime për zhvillimin e miqësisë strategjike mes Kinës dhe Arabisë Saudite. Ndërkohë, të dyja palët nënshkruan 5 marrëveshje bashkëpunimi në energji, shëndetësi, komunikacion, kulturë etj. (Jiang Lei)










