Në konferencën e ministrave të financave të Grupit të 7-të vendeve me drejtuesit e bankave qendrore që do të zhvillohet më vonë, sekretari amerikan i Thesarit Timothy Geithner do të inkurajojë vendet e tjera të zhvilluara të ndërmarrin veprime të guximshme për të përballuar krizën financiare.
Sipas një funksionari të Departamentit të Thesarit, Geithner-i do të bisedojë me pjesëmarrësit në konferencë mbi masat dhe politikat financiare për ndalimin e shkallëzimit të krizës financiare. (Wang Xianya)