ShBA: Senati e Dhoma e Përfaqësuesve arrijnë marrëveshje mbi planin stimulues të ekonomisë
Më 11 shkurt, lideri i shumicës në Senatin amerikan Harry Reid u shpreh se Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve kanë arritur marrëveshje mbi variantin e fundit të planit të presidentit të Shtëpisë së bardhë për stimulimin e ekonomisë. Vlera e përgjithshme e këtij plani është 789 miliardë dollarë.
Sipas marrëveshjes së arritur atë ditë, ndër 7890 miliardë dollarë shpenzime, 35 % e tyre do të përdoren për të ulur taksat, ndërsa 65 % për të shtuar investimet e qeverisë. (Xiaoyu) (Artan)