
Korrespondenti i Radios së Jashtme të Kinës njoftoi se më 10 shkurt kryetari i shtetit i Kinës Hu Jintao zhvilloi bisedime në Rijad me mbretin e Arabisë Saudite Abdullah Bin Abdul- Aziz.
Të dyja palët u shprehën se do të thellojnë nga të gjitha anët marrëdhëniet miqësore strategjike midis Kinës dhe Arabisë Saudite, do të bashkëpunojnë në përballimin e krizës financiare dhe do të forcojnë bashkëpunimin në çështjet ndërkombëtare dhe rajonale, si dhe do të ngrejnë marrëdhënieve dypalëshe në nivel më të lartë.









