Sipas lajmeve të Agjencisë Hsinhua, më 11 shkurt, kryeministri kinez Wen Jiabao drejtoi sesionin e Këshillit të Shtetit të Kinës, duke dëgjuar raportimin mbi gjendjen e përgatitjes së Ekspozitës Botërore të Hortikulturës 2010 (EXPO 2010). Në këtë sesion, u vu në dukje se duhet të zhvillohet kjo ekspozitë me të gjitha përpjekjet e Kinës dhe me të gjitha mençuritë e botës.
Në këtë sesion u theksua gjithashtu se viti 2009 është viti kyç i përgatitjeve për EXPO 2010, prandaj duhet modoemos të zhvillohet kjo ekspozitë në mënyrë shkencore me kursim, ndershmëri dhe siguri.
Në këtë sesion u kërkua që pala organizatore t'u ofrojë palëve pjesëmarrëse shërbime të gjithanshme efikase në ndërtimin e rregullimin e mjediseve ekspozuese dhe duhet të kryejë si duhet punët e përgatitjes në siguri, komunikacion, telekomunikacion etj.(Jiang Lei)