Me ftesën e mbretit të Arabisë Saudite Abdullah Bin Abdul Aziz, më 10 shkurt pasdite, kryetari i shtetit i Kinës Hu Jintao arriti në kryeqytetin Riad, duke filluar vizitën shtetërore në këtë vend.
Në aeroport mbreti Abdullah Bin Abdul Aziz zhvilloi një ceremoni të madhe mirëseardhjeje për nder të Hu Jintao-s.
Hu Jintao u shpreh në fjalimin e rastit se Kina u kushton rëndësi të madhe marrëdhënieve me Arabinë Saudite dhe është e gatshme që të përpiqet bashkë me Arabinë Saudite, për të thelluar bashkëpunimin real miqësor dhe për t'u sjellë dy popujve përfitime të mëdha.(Jiang Lei)









