Sipas rezultateve të një
sondazhi të publikuar më 5 shkurt nga Qendra e Kontrollit të Gjendjes Ekonomike pranë Drejtorisë Shtetërore të Statistikave të Kinës, 95% e ekonomistëve kinezë janë të mendimit se plani i qeverisë për 4 trilionë juanë investime do të luajë një rol të rëndësishëm për garantimin e rritjes së ekonomisë kombëtare kineze.
Sipas njoftimeve, ekonomistët pjesëmarrës në sondazh parashikuan se ekonomia kineze do të përmirësohet përpara ekonomisë globale. (Çan Yean)









