Qysh nga nga tetori i vitit të kaluar, Banka Qendrore Evropiane ka ulur 4 herë interesin, deri në 2% të nivelit të tanishëm, për të nxitur rritjen e ekonomisë me anën e shtimit të kredive nga shoqëria dhe konsumatorët. Aktualisht inflacioni në zonën e Euros është në nivelin më të ulët të 10 vitëve të fundit. Ekonomistët parashikojnë se niveli i interesit prej 2% do të vazhdojë të ulet.
Për të përballuar krizën financiare, Komisioni i BE-së miratoi më 5 shkurt masat për Gjermaninë, Anglinë dhe Francën, për stimulimin e ekonomisë dhe për të mbrojtur ekonominë reale brenda vendeve anëtare. (Zhan Dian) (Artan)