PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ngrënia e ushqimit Yuanxiao në festën e fenerëve
2009-01-20 21:16:50 cri komenti juaj Printoni

Në kuadrin e Festës së Pranverës vjen edhe festa "Yuanxiao" në ditën e 15-të të muajit të parë sipas kalendarit bujqësor kinez. Këtë vit, kjo festë bie më 4 mars. Sipas dokeve e zakoneve të popullit kinez, Festa e Pranverës kineze, Viti i Ri i Kinës, zgjatet deri në festën "Yuanxiao", e cila ashtu si festa të tjera kineze ka një sërë zakonesh folklorike.

Festa tradicionale kineze "Yuanxiao" quhet edhe "Nata e plotë", sepse ajo është nata e parë me hënë të plotë në Vitin e Ri sipas kalendarit bujqësor kinez. Në këtë natë, populli ka zakon të vendosë fenerë me ngjyra të larmishme, prandaj kjo festë quhet edhe "Festa e Fenerëve". Në këtë festë populli ka dy zakone të mëdha: soditja e fenerëve dhe ngërënia e ushqimit "Yuanxiao".

Pse varen fenerët në këtë festë? Sipas gojëdhënës, në vitin 180 para erës së re, perandori i dinastisë Han perëndimore të Kinës – perandori Hanvendi, hipi në fron në ditën e 15-të të muajit të parë të Vitit të Ri sipas kalendarit bujqësor kinez. Për të kremtuar këtë ditë, perandori Hanvendi vendosi ta caktonte këtë ditë si "Festa e Fenerëve". Çdo vit në këtë natë ai dilte nga oborri perandorak për shëtitje, kremtonte i gëzuar së bashku me popullin. Në këtë ditë në çdo familje dhe kudo në rrugë e rrugica vareshin fenerë shumëngjyrësh të formave të ndryshme, që të soditeshin nga njerëzit. Deri në vitin 104 para erës së re, festa "Yuanxiao" u përfshi zyrtarisht në listën e festave të rëndësishme të vendit. Nga ky vendim përpjesëtimet e kremtimit të kësaj feste bëheshin gjithnjë e më madhështore. Sipas rregullave, në terrenet publike dhe në çdo familje duhet të vareshin lart fenerë, sidomos në rrugët me më shumë lëvizje dhe në qendrat kulturore duhet të organizoheshin panaire të mëdha e solemne të fenerëve. Edhe oborri perandorak, tempujt dhe familjet pasanike me fonde të mëdha formonin fenerë të ndryshëm. Në natën e kësaj feste, banorët si burra e gra, pleq e fëmijë, sodisnin gjithë natën fenerët, kërkonin enigma të shkruara në fenerë, kërcenin valle luane etj. Në këtë festë njerëzit gëzoheshin jo vetëm nga formimi i fenerëve dhe soditja e tyre, por edhe konkurronin për sasinë e cilësinë e formimit të tyre, kështu kjo festë u bë një konkurs i formimit të fenerëve. Njerëzit e përshkruanin këtë festë: "Çdo vit lulet çelin të ngjashme, kurse çdo vit fenerët formohen të ndryshme." Sipas shënimeve, feneri më i mahnitshëm ishte "feneri Aoshan", i përpunuar dhe i formuar nga njerëzit e dinastisë Song në shekullin e 10-të. Aoshan, sipas gojëdhënës mitologjike, ishte mali i lartë në det, që lundrohej lart e poshtë sipas rrymës detare. Kështu perandori qiellor urdhëroi që ta mbanin e ta vendosnin fort malin me 15 breshka kolosale detare. Në atë kohë njerëzit e projektuan sipas kësaj gojëdhëne grupin e fenerëve të mëdhënj të malit Aoshan. Forma e këtij grupi fenerësh ishte e tillë ku një ose disa breshka e mbanin malin dhe në mal ndeznin mijëra fenerë, duke i ndriçuar njëkohësisht edhe gurët e pemët e malit, si dhe skulpturat e pikturat në të. Në mal ekzekutohej edhe muzika dhe para malit vendosej edhe skena e madhe për interpretimin e këngëve e valleve. Grupi i fenerëve Aoshan ishte madhështor, duke qenë një vepër kolosale në festivalin e fenerëve.

Në gjirin e popullit, feneri me figura kuajsh të rrotulluar ishte i pëlqyer më shumë nga populli. Ai ishte një lloj feneri lodre. Sipas gojëdhënës ai ka një histori mbi njëmijë vjeçare. Brenda fenerit ka një instalim të vogël me fletë dhe dyll, ku pasi ndizet dylli, avulli i ngrohtë ngrihet duke e nxitur rrotullimin e fletëve, kështu nga rrotullimi i fletëve nxitet edhe rrotullimi i figurave të kuajve të vendosura në fletë. Hijet e kuajve të rrotulluar duken në ambazhurët e fenerëve, pra nga jashtë shihen sikur shumë kuaj po fluturojnë si të gjallë.

Në kohën e sotme, festën e fenerëve populli e kremton edhe me zakone të trashëguara siç është vendosja e fenerëve të kuq. Festivali i fenerëve Zigong në provincën Sëçuan të Kinës jugore dhe festivali i fenerëve prej akulli në Harbin të provincës Hejlongjian të Kinës veriore janë festivale të famshme turistike brenda e jashtë vendit.

Kurse ngrënia e ushqimit Yuanxiao është një zakon tjetër tradicional në këtë festë. Në shekullin e 10-të të erës sonë, populli filloi të hajë ushqimin e ri Yuanxiao, i cili përgatitej me brumin e orizit mushtullor, të mbushur me ëmbëlsira të ndryshme. Pasi zihet në ujin e valuar, hahet me aromë të këndshme. Në krahinat veriore të Kinës ky ushqim quhet "Yuanxiao", kurse në krahinat jugore të Kinës ai quhet "Tangyuan" ose "Tangtuan". Ky ushqim me zhvillimin e tij është arritur në afro 30 lloje me mbushje të ndryshme, si mushmollë, hide, sojë të kuqe, farëra të frutave, susam, çokollat etj. Edhe shijet e kësaj ëmbëlsire janë të ndryshme sipas krahinave dhe janë të përshtatshme si për të moshuar ashtu edhe për femijë.

Përveç soditjes së fenerëve dhe ngërënies së ushqimit "Yuanxiao" në këtë festë organizohen edhe aktivitete të ndryshme kulturore e argëtuese, si hedhja e valles "Yanggë", këndim e shikimi i operave etj. Pas një nate të hareshme në festën "Yuanxiao" përfundon Festa e Pranverës. Ka një fjalë te populli thuhet: "Pas Festës së Pranverës do të qetësohet zemra." Kjo do të thotë se të nesërmen me një gëzim do të fillojnë puna e jeta e Vitit të Ri. (Drita-Daming)

Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China