PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ngjitja e paralelizmave pranverore
2009-01-20 21:15:08 cri komenti juaj Printoni

Në Kinë, në prag të Festës së Pranverës, në kornizat e portës së çdo shtëpie ngjiten paralelizma të reja me letra të kuqe dhe me hieroglife të zeza, të cilat duken shumë tërheqëse dhe të gëzueshme. Këto paralelizma përbëhen nga dy vargje festive e të mbarësisë me antifraza, që shprehin dëshirat e urimet më të mira të familjes për Vitin e Ri, si për shembull: "Kthimi i pranverës në tokë, ardhja e lumturisë te populli", "Mali i gjelbër, uji i kulluar dhe panoramat e bukura, jeta e gjatë, korrje të bollshme dhe gëzime të shumta" etj., që përdoren shpeshherë nga banorët kinezë.

Sa i përket historisë së paralelizmave, do të flas për "Taofu", shenjat e gdhendura në dy copat e drurit të pjeshkës. Në tregimet mitologjike të lashtësisë thuhet se në Detin e Kinës Lindore kishte një mal me panorama të bukura, që quhej Dushuoshan ose Daodushan. Në këtë mal kishte një pemë pjeshke të madhe, rrënjët e së cilës zgjateshin 1 mijë e 500 kilometra. Një degë e saj e madhe përkulej deri në tokë, duke formuar një si portë natyrore. Në këtë mal banonin shumë djaj, të cilët kur zbrisnin prej tij, duhej ta kalonin këtë portë natyrore, prandaj kjo portë quhej edhe "porta e djajve". Në majën e kësaj peme të madhe qëndronte një këndes, i cili këndonte çdo mëngjes, kur zbardhte dita. Në kohën kur ai këndonte, të gjithë djajtë e dalë duhej të ktheheshin në mal duke kaluar nëpër këtë portë. Portën e mbronin dy gjeneralë të shenjtë, njëri quhej Shengshu dhe tjetri Yuly. Këta dy gjeneralë të shenjtë mbikëqyrnin veprimet e djajve. Nëse diktonin veprimet e këqija të ndonjë djalli, e lidhnin me litar kashte dhe e çonin për të ushqyer tigrat. Prandaj të gjithë djajtë kishin shumë frikë nga dy gjeneralët e shenjtë. Kështu që njerëzit i gdhendin në dy copa druri pjeshke figurat ose emrat e këtyre dy gjeneralëve të shenjtë Shengshu dhe Yuly, duke i varur në të dy anët e portës, që të largojnë djajtë, në shenjë të zhdukjes së fatkeqësive. Këto dy copa druri pjeshke quhen "Taofu".

Në periudhën e dinastisë Tang, në shekullin e 7-të të erës së re, dy shenjtorët në "Taofu" u shndërruan në dy gjeneralë të dinastisë, të cilët quheshin Qin Shubao dhe Vei Chigong, për arsye se perandori i brezit të dytë të dinastisë Tang Li Shimin shihte shpesh në ëndërr djajtë që çirreshin jashtë oborrit perandorak dhe nuk flinte qetë. Kur këta dy gjeneralë qëndronin duke e mbrojtur portën e oborrit perandorak me armë në dorë, perandori filloi të flinte mirë e qetë. Pas disa netësh, atij iu dhimbsën dy gjeneralët që bënin rojë natën dhe nuk flinin, kështu që dha urdhër që të vizatoheshin figurat burrërore të këtyre dy gjeneralëve dhe të ngjiteshin në portë për të larguar djajtë. Pasi u përhap ky lajm, edhe populli filloi t'i vizatonte figurat e këtyre dy gjeneralëve dhe i vendoste te porta, duke i quajtur ata shenjtorët e portës. Dalëngadalë figurat e tyre u shndërruan në emrat e tyre dhe kaloi edhe një periudhë që "Taofu" u shndërrua në paralelizma. Sipas gojëdhënës, në Festën e Pranverës të vitit 964 të erës së re, një aristokrat shkroi dy fraza të mbarësisë në "Taofu": "Viti i Ri përfshin bollëk e gëzim dhe festa e gëzueshme demonstron jetëgjatësi dhe pranverë". Ky ishte paralelizmi më i hershëm në Kinë dhe pas kësaj intelektualët kinezë filluan ta konsiderojnë shkrimin e paralelizmave si një gjë të mirë dhe ky zakon është trashëguar brez pas brezi.

Në shekullin e 14-të të erës së re, në dinastinë Ming, sipas gojëdhënës, perandori Zhu Yuanzhang, që ka qenë banor i thjeshtë, urdhëroi çdo familje të shkruante paralelizma dhe t'i ngjisnin në portë, që të shprehej ardhja e Vitit të Ri me pamje të re. Qysh nga ajo kohë, ngjitja e paralelizmave është bërë një traditë popullore në kuadrin e Vitit të Ri sipas kalendarit bujqësor kinez. ( Drita- Daming )

Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China