Në ditën e parë, e gjithë familja nga i vogli deri tek i madhi veshin kostumin tradicional të festës, presin vizitat e miqve ose u bëjnë vizita miqve dhe familjarëve për tu uruar Vitin e Ri. Në qoftëse në vitin e kaluar ka pasur konflikte të ndryshme midis dy miqve të ngushtë, mjafton thjesht një urim i ndërsjelltë në kohën e Festës së Pranverës dhe zemërimi harrohet.
Urimet festive janë një aktivitet i rëndësishëm i njerëzve gjatë kuadrit të festës. Që nga dita e parë e Vitit të Ri njerëzit urojnë njëri tjetrin me fjalët më të bukura të urimit. Një veprim i rëndësishëm i banorëve kinezë për urimet e Vitit të Ri është që në radhë të parë t'u urojnë prindërve të tyre me urime të tilla, si "Ju uroj prindrit, shëndet të plotë!" "Gëzuar Vitin e Ri!" duke përkulur edhe kokën para prindërve. Kurse midis miqve e të afërmeve njerëzit i urojnë njeri tjetrit me urime të zakonshme, si " Gëzuar Vitin e Ri!" "Gëzuar Pranverën e Re!" "Shëndet të plotë!" " Ju uroj gjithë të mirat!" "Ju uroj bollëk e pasuri!" etj. etj.
Sot shumë të rinj përdorin mjete të tilla si telefonat, mesazhet e shkurtra në celular dhe internetin për të shprehur urimet.