PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ngrënia e raviolëve kinezë, jiaozi
2009-01-20 21:13:22 cri komenti juaj Printoni

Me rastin e Festës së Pranverës, në pjesën më të madhe të krahinave të Kinës, banorët kinezë hanë patjetër raviolë kinezë, jiaozi.

Jiaozi është një lloj ushqimi i përgatitur me pite të vogël mielli, e mbushur me mish e zarzavate të grira, në formë gjysmëhëne, dhe hahet pasi zihet në ujë të valuar. Kjo formë gjysmëhëne kubike është e ngjashme me monedhën antike kineze - yuanbao. Prandaj në folklorin kinez jiaozi simbolizon pasurinë. Për arsye se jiaozi përgatitet me pite mielli të mbushur me mish etj., te populli ajo simbolizon edhe bashkim. Kështu, me rastin e Vitit të Ri ngrënia e jiaozisë tregon dëshirën e mirë të njerëzve për bashkim e pasurim.

Populli ka krijuar shumë mënyra që nga përgatitja e jiaozisë, me përbërës e forma të ndryshme, dhe deri te ngrënia e saj. Sa u përket përbërësve, ajo përgatitet duke mbështjellë mish të grirë, zarzavate të grira etj., zakonisht me mish e zarzavate të përziera. Shumica e familjeve ruajnë traditën e përgatitjes së jiaozi-ve në formën e gjysmëhënës. Në fshat njerëzit i përgatisin ato në formën e kallinjve të grurit, që shënojnë dëshirën për korrje të bollshme.

Pas përgatitjes së jiaozi-ve, më shumë sesa nevojitet për gjithë familjen, domethënë me tepricë, ato zihen në tenxhere me ujë të valuar. Pas afro një çerek ore, ato bëhen gati për t'u ngrënë.

Kur hahen jiaozi-të, e gjithë familja gëzohet duke parë se kush ha ato me mbushje me hide të kuqe, që simbolizon jetën e ëmbël, kush ha atë që ka brenda një monedhë, që simbolizon pasurinë në Vitin e Ri etj., etj.

Kina ka territor të gjerë dhe ka zakone të ndryshme në ngrënien e jiaozisë. Në provincën Hënan të Kinës qendrore, për shembull, në Festën e Pranverës njerëzit e asaj krahine i ziejnë jiaozi-të së bashku me makaronat, kurse në disa krahina të tjera hanë jiaozi me mbushje vetëm me zarzavate të ndryshme, që do të thotë qetësi dhe siguri.

Jiaozi është bërë një pjesë e folklorit dhe kulturës së festave kineze. Nëse një mik i huaj vjen në Kinë dhe nuk provon jiaozi-në, ai nuk mund të thotë se ka provuar "shijen e vërtetë të kuzhinës kineze."

Në Kinë, e gjithë familja e bashkuar i përgatit së bashku jiaozi-të për të festuar Vitin e Ri kinez. Kjo do të thotë atmosfera më e ngrohtë festive në familje, plot gëzim e hare, bashkim e siguri. ( Drita-Daming )

Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China