Sipas praktikës popullore kineze, Festa e Pranverës në kuptimin e gjerë fillon nga 23 dhjetori sipas kalendarit të hënës, duke vazhduar deri në natën e 15-të të muajit të parë të hënës, pra përafërsisht 3 javë nga fillimi deri në fund.
Sipas folklorit kinez, Zoti i Kuzhinës ngjitet në qiell çdo fundviti për t'i kumtuar ato që kanë ndodhur në tokë Zotit të Qiellit. Në të kaluarën, rreth datës 23 a 24 dhjetor të kalendarit hënor, njerëzit përgatitnin ëmbëlsira për Zotin e Kuzhinës, për të siguruar që ai të thoshte gjëra të mira për ta, por sot gjithnjë e më pak njerëz po e vijojnë këtë traditë.