Medvedevi tha se vitet e fundit Rusia ka marrë shumë masa në konsolidimin e ekonomisë, në nxitjen e zhvillimit shoqëror etj. Ai pranoi njëkohësisht se Rusia ka akoma probleme në frenimin e inflacionit, në realizimin e shumëllojshmërisë së strukturës ekonomike, në ndërtimin e infrastrukturës si dhe në përsosjen e sistemit financiar. Ai është i mendimit se vendet e ndryshme kanë marrë masa të koordinuara dhe të përbashkëta, prandaj kriza financiare ndërkombëtare do të përfundojë më shpejt se parashikimi i të gjithëve. (Vera)