Përgjegjësi përkatës i Drejtorisë së Tregtisë të Pekinit u shpreh ditët e fundit se deri në fund të nëntorit, 5 miliardë e 900 milionë dollarë amerikanë investime të huaja janë shfrytëzuar në Pekin. Parashikohet gjithashtu se brenda këtij viti, vëllimi i përgjithshëm i investimeve të huaja të kalojë 6 miliardë dollarë amerikanë, duke krijuar një rekord të ri.
Siç mësohet, investimet e huaja përqëndrohen në fushën e transmetimit të informacionit, të shërbimit të kompjuterit, dhe të industrisë së programeve elektronike, në të cilat janë investuar afro 1 miliardë dollarë amerikanë, duke u rritur mbi 30% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
(Çan Yean)