Sipas njoftimeve të Agjencisë kineze të Lajmeve Hsinhua, më 23 dhjetor, presidenti i Bankës Qendrore Evropiane Jean-Claude Trichet tha se nga marrja e masave pozitive të bankave qendrore të vendeve të ndryshme, po rikthehet besimi për tregun financiar. Por, tregu po ndodhet përballë rrezikut të lëvizjes së sistemit dhe besimi për tregun është ende shumë i dobët.
Trichet tha se i gjithë sistemi financiar kërkon ende përmirësimin e mëtejshëm për të ngritur transparencën e tregut financiar, të veglave dhe të organeve. (Çang Çuo)