PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Nga janari deri në shtator GDP-ja kineze u rrit 9.9%
2008-12-24 13:53:25 cri Printoni
Më 24 dhjetor, drejtori i Komitetit Shtetëror të Zhvillimit dhe të Reformës të Kinës Zhang Ping u shpreh se nga janari deri në shtator të këtij viti, GDP-ja kineze u rrit 9.9% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar duke ruajtur prirjen e qëndrueshmërisë në përgjithësi.

Zhang Ping tha se gjatë 2 vjetëve e gjysmë, janë shtuar 30.28 milionë njerëz të punësuar. Deri në fund të qershorit të këtij viti, sigurimet e pleqërisë në qytetet e qytezat kanë mbuluar 210 milionë njerëz. Sistemi i ri i bashkëpunimit mjekësor në fshat ka mbuluar të gjithë fshatarët. Gjatë dy vjetëve të fundit, të ardhurat mesatare vjetore për frymë të qytetarëve janë shtuar 11.3%, të ardhurat neto mesatare vjetore për frymë të fshatarëve janë shtuar 8.4%.

Zhang Ping tha gjithashtu se deri në fund të vitit 2007, popullsia e përgjithshme në mbarë vendin ka arritur në 1 miliard 321 milionë e 290 mijë. (Fani)

Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China