Më 22 dhjetor sekretari i përgjithshëm i Organizatës për Bashkëpunimin dhe Zhvillimin Ekonomik Angel Gurria tha se, si pasojë e përhapjes së vazhdueshme të krizës financiare, numri i të papunëve në gjithë globin do të shtohet 20 milionë ose 25 milionë në dy vjetët e ardhshëm.
Në një intervistë për mediat franceze, Gurria tha se në 30 vendet anëtare të kësaj organizate do të ketë 8 deri 10 milionë të papunë dhe do të ndikohet më shumë industria e ndërtimit. (Wang Xianya)