Më 21 dhjetor, qeveria kineze publikoi "Disa mendime lidhur me nxitjen e zhvillimit të shëndetshëm të tregut të pasurive të paluajtshme" ku theksohet se qeveria do të përmirësojë më tej kushtet e banimit të masave popullore për të nxitur zhvillimin e shëndetshëm të tregut të pasurive të paluajtshme.
Në "disa mendime" vihen në dukje se qeveria kineze do të bëjë përpjekje për të zgjidhur brenda 3 vjetëve vështirësitë e banimit të familjeve me të ardhura te ulëta në qytet duke pershpejtuar aktivisht rindërtimin e banesave të rrezikshme në fshat dhe do të inkurajojë më tej shitjen e blerjen e banesave duke forcuar mbikëqyrjen e tregut të pasurive të paluajtshme. (Fani)









