Ministri i Industrisë dhe i Teknologjisë së Informacionit Li Yizhong u shpreh më 19 dhjetor se në vitin 2009 Kina do të bëjë përpjekjet për realizimin e 12% rritje të vëllimit të përgjithshëm industrial.
Në një mbledhje të hapur më 19 dhjetor, ministri Li tha se vitin e ardhshëm, Kina do të marrë shumë masa për të vazhduar nxitjen e zhvillimit industrial, duke përfshirë shfrytëzimin e 15 miliardë juanësh investime për transformime teknologjike dhe krijimtari të ndërmarrjeve kineze, për shpejtimin e zhvillimit të përpunimit të produkteve bujqësore, si dhe për zgjerimin e konsumit në tregun e fshatit.
(Çan Yean)









