Më 18 dhjetor në Strasburg u mbajt mbledhja plenare e Parlamentit Europian, ku u miratua projekt-buxheti i BE-së të vitit 2009 i dorezuar nga Komiteti i Bashkimit Evrpopian.
Sipas projektit të ri, në vitin 2009 shpenzimet e përgjithsme e BE-së do të arrijnë 116.096 miliardë euro, duke zënë 0.89% të të ardhurave kombetare të BE-së. Kjo shumë është rritur 0.3% në krahasim me vitin 2008.
Ndërsa shpenzimet në kërkimet, shpikjet, punësimin dhe zhvillimin rajonal do të përbëjnë pjesë të madhe të buxhetit---45% (60 miliardë euro). Do të rritet gjithashtu buxheti në ndihmë për bujqësi të vendeve në zhvillim, që do të arrijë në 600 milionë euro. (Wang Xianya)