Më 17 dhjetor zëdhënësi i Komitetit të Sigurisë Kombëtare pranë Shtëpisë së Bardhë, Gordon Johndroe tha se qeveria e Bushit do t'i dërgojë Obamës, presidenti i sapo zgjedhur, dhjetëra paketa projektesh emergjente për krizën botërore, për ta ndihmuar atë për të përballuar çështjet emergjente.
Po atë ditë Johndroe u tha mediave që këto projekte nuk janë zgjedhjet e vetme, dhe qeveria e Bushit nuk dëshiron që Obama të veprojë sipas tyre, por vetëm i dërgon atij këshillime për politikën. Ndërkohë qeveria e Bushit po forcon trajnimin për zyrtarët profesionalë të sektorëve kryesorë, kështu që ata të munden të drejtojnë punët për çështjet emergjente para fillimit të punës si drejtues të rinj të emëruar nga Obama.
Po atë ditë gazeta "New York Times" njoftoi se këto çështje të sipërmenduara përfshijnë pësimin e sulmeve ndaj të sistemit kompjuterik nga piratët e kompjuterave, të sulmeve terroriste ndaj instalimeve amerikane jashtë vendit dhe të trazirave në Lindjen e Mesme. (U Sen)