Më 15 dhjetor, zv/sekretari i përgjithshëm i Bashkisë së Shangait Hong Hao, që është edhe drejtori i Drejtorisë për Koordinimin e Çështjeve të Ekspozitës Botërore të Shangait 2010 (EXPO 2010), shpalli në Shangai se tani 95% e vendeve anëtare të OKB-së kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në EXPO 2010 që do të zhvillohet në Shangai dhe se megjithëse ndikimet e krizës globale financiare po përhapen vazhdimisht, nuk ka asnjë vend ose organizatë ndërkombëtare që është tërhequr.
Deri në datën 15, 228 vende dhe organizata ndërkombëtare kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në EXPO 2010, ndër të cilat ka 183 vende dhe 45 organizata ndërkombëtare.(Jiang Lei)