Zonja shqiptare Afërdita është lexuese besnike e gazetës "Dritare" dhe një nga lexuesit e parë të revistës "Dritare". Ajo ka ardhur dy herë në Kinë, duke shoqëruar një invalide shqiptare që banon në Austri. Gjatë qëndrimit në Kinë, ajo ka lexuar shumicën e artikujve të gazetës "Dritare" dhe ka dhënë edhe përgjigje për pyetjet e konkursit global të njohurive mbi Lojërat Olimpike të Pekinit.
Para se të largohej nga Kina, zonja Afërdita i dha një intervistë gazetares së redaksisë së gjuhës shqipe Huailu.
Në fillim, duke prezantuar veten e saj, znj. Afërdita tha: "Unë banoj në Tiranë. Kam një vajzë, e cila është e martuar dhe ka dy fëmijë. Unë jetoj me bashkëshortin. Kam dhe dy motra, të cilat janë edhe ato të martuara, kam dhe nënën".
Pastaj znj. Afërdita tha:
- Unë është hera e dytë që vij në Kinë dhe më ka pëlqyer shumë Kina, njerëz shumë të dashur, të respektuar dhe një ambient i pastër. Përveç kësaj, Kina ka një përmirësim të jashtëzakonshëm si nga ana ekonomike, si nga ana e ushqimit e të gjithave, mua më ka pëlqyer të dy herët që kam ardhur, kam mbetur shumë e kënaqur me Kinën.
- Ç'vende keni vizituar?
- Unë më shumë kam qenë në Pekin, dy herë që kam ardhur, dhe herën e dytë prapë në Pekin jetoj, këtu në një apartament dhe jam e kënaqur, sidomos stafi i apartamentit janë shumë njerëz të mirë.
- Ata ju kanë ndihmuar për diçka?
- Për çdo gjë na kanë ndihmuar, ata na kanë sjellë ujin te dera, sepse unë i shërbej një të paralizuare dhe unë jam shumë e kënaqur me Kinën dhe Pekinin.
- Keni shëtitur nëpër pazar?
- Po, kemi dalë, është mirë mirë, nëpër supermarkete, butikë, ushqimore, është një ambient shumë i shpejtë edhe për ne që jemi të huaj prapë ambientohemi me Kinën.
- Keni qenë vitin e kaluar në një vizitë në Pallatin Veror?
- Kemi qenë të dyja, jemi kënaqur, e kemi parë të gjithë Pallatin Veror.
- Çfarë përshtypjesh keni?
- Kinezët kanë bërë një punë shumë kolosale, sidomos kur tregonin se si i kanë bërë gjithë ato punime për të hapur liqenin dhe për të ndërtuar gjithçka, vërtet një punë kolosale.
- Keni lexuar gazetën tonë "Dritare" që sivjet e kemi shndërruar në revistën " Dritare". Si ju duket?
- Shumë bukur. Shoh shumë materiale të bukura aty, dhe është folur për shqiptarët dhe tregohet se Kina ka ecur shumë përpara, përshtypja është shumë e mirë. E kam lexuar dhe e lexoj vazhdimisht revistën.
- Tani do të merrni pjesë në konkursin global të njohurive mbi Lojërat Olimpike të Pekinit?
- Jam shumë e gëzuar që arrita të marr pjesë në këtë konkurs, e kam pritur me qejf.
- Jeni njohur me organizimin e Lojërave Olimpike?
- Po, unë kam lexuar revistën dhe kuptoj se ka një organizim të paparë, një punë kolosale dhe materiale të pallogaritshme, diçka shumë e bukur dhe, siç thuhet në revistë, stadiumi është si foleja e zogjve, kjo më ka pëlqyer shumë në revistë dhe ndërtimet kanë filluar shumë vite më parë dhe po ia arrijnë qëllimit.
Hekur kishin përdorur për ta bërë çatinë e pallatit që po ndërtohet, që thuhet se është foleja e zogut.
- Si çerdhja e zogut, por edhe kubi i ujit si qendra e notit
Po meqë keni punuar më parë në shtypshkronjë, si ju duket revista?
Shumë bukur. Unë kam punuar vetë në shtypshkronjë prej 11 vjetësh dhe ngjyrat janë shumë të bukura dhe të punuara me shumë precizion, dhe letra më pëlqen se është letër lustër, ka një pastërti të veçantë, dhe kopertina është shumë e bukur, kanë punuar shumë bukur.
Pastaj ajo, duke lexuar pyetjet e revistës, iu përgjigj një nga një atyre.
"Shumë revistë e bukur!" përfundoi ajo.