Foto: VCG
Ekspozita e 6-të Kinë-Azia Jugore dhe Panairi i 26-të i Importit dhe Eksportit të Kunming të Kinës u hapën të shtunën në Kunming, provincën Yunnan të Kinës jugperëndimore, njofton “Xinhua”.
Gjatë sesionit katërditor, të mbajtur online dhe me prani fizike, përfaqësues nga 80 vende, rajone dhe organizata ndërkombëtare do të marrin pjesë dhe do të diskutojnë temën “Mundësi të reja për zhvillim të ri”.
Janë ngritur gjithsej 13 pavijone për energjinë e gjelbër, bujqësi moderne, biomjekësi dhe shëndetësi, prodhimtari të avancuar, kulturë turistike etj.
Ekspozita është bërë një platformë për bashkëpunim ekonomik dhe tregtar dhe shkëmbime njerëzish. Më shumë se 200 projekte ka të ngjarë të nënshkruhen në ekspozitën e këtij viti, me investime që pritet të kalojnë 400 miliardë juanë (56.2 miliardë dollarë).
Sipas statistikave, që nga zhvillimi i ekspozitës së parë në vitin 2013, 89 vende, rajone dhe organizata ndërkombëtare kanë marrë pjesë dhe janë nënshkruar 2770 projekte vendase dhe të huaja. (Fatosi)