
Samiti G 20 i këtij viti kryesuar për herë të pare nga një vend arabik, përkatësisht Arabia Saudite, kësaj radhe pati një veçori: U organizua në kushtet e krizës së rëndë që ka shkaktuar Covid-19 dhe të shtimit të përpjekjeve për prodhimin e vënien në dispozocion të njerëzve të vaksinës kundër tij

Lufta për gjetjen e vaksinës është sfida më e fuqishme globale, por edhe zgjidhja për tejkalimin e situatës së vështirë, e cila mbetet një zgjidhje e përbashkët globale

Një koment nga prof. Adrian CiviciShqiptarët shpesh përdorin shprehjen “jemi në tranzicion”. Kjo ndodh kur punët nuk ecin mire në politikë, ekonomi, jetën shoqërore, madje shkon deri aty sa edhe marrëdhëniet ndërnjerëzore të paarrira etiketohen si të tilla “ për shkak të tranzicionit”

Arkitektura e tregjeve dhe ekonomisë globale është duke pësuar ndryshime dhe po shpërfaqet me pamje dhe efekte transformuese nga viti në vit. Në ditët e pikut të pandemisë COVID-19, diçka e tillë është edhe më e imponuar, me elemente të shtuara befasisht dhe ndryshime të vrullshme

Këtë muaj u nënshkrua marrëveshja e tregtisë së lirë mes 15 vendeve të Azisë dhe Oqeanisë, 10 vendet e Asociacionit të Vendeve të Azisë Juglindore (ASEAN) plus Kina, Japonia, Koreja e Jugut, Australia dhe Zelanda e Re

Këtë vit Kina ka vënë si objektiv zhdukjen e varfërisë absolute në të gjithë territorin e saj, 10 vjet më herët se objektivi i Kombeve të Bashkuara për fundin e varfërisë absolute në nivel global që është viti 2030