PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
C919
Avioni kinez C919 nis fluturimet në 2016-n

Avioni kinez për pasagjerë C919 do të kryejë fluturimin e parë të provës vitin ardhshëm.

Modeli C919 është avion i madh pasagjerësh me 158 vende, i pari që prodhohet tërësisht nga Kina. Ai ka një standard fluturimi prej 4,075 km dhe u prodhua nga Korporata Tregtare e Avionëve të Kinës (COMAC).

Avioni C919 do të kalojë në prova të shumta përpara nisjes së fluturimeve zyrtare. Korporata COMAC tha se ka marrë 517 porosi nga 21 klientë nga brenda dhe jashtë vendit.

Informacionet
Xi kërkon përgatitje të kujdesshme për fluturim e parë të C919
Pas daljes nga prodhimi të avionit të madh C919 për pasagjerë, i projektuar dhe montuar tërësisht nga Kina, presidenti Xi Jinping përcolli urimet e tij për grupin e punës dhe bëri thirrje për përgatitje të kujdesshme për fluturimin e parë të tij. Xi tha në mesazhin e tij se siguria dhe cilësia duhet të jenë parësore gjatë përgatitjes për fluturimin e parë, i cili është parashikuar të kryhet vitin e ardhshëm...
Gjigantët e industrisë së aviacionit urojnë suksesin e avionit kinez C919
Gjigantët e industrisë së aviacionit përcollën urime për prodhimin me sukses nga Kina të avionit për pasagjerë C919, ndërsa theksuan se ky është çast i rëndësishëm në historinë e aviacionit.
Dega e kompanisë Airbus në Kinë përcolli urime të sinqerta për grupin e punës që projektoi dhe montoi avionin C919. Kompania Airbus thotë se beson se Korporata e Avionëve Tregtarë e Kinës (COMAC), do të bëhet një konkurrent i rëndësishëm në treg dhe një forcë të rëndësishme për zhvillimin e industrisë së aviacionit...
Foto
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China