Muzika Shqip“Pranverë muzikore”, koncert me krijime muzikore shqiptare dhe të huaja“Pranverë muzikore” ishte koncerti që u mbajt në sallën e Liceut Artistik “Jordan Misja” në kryeqytet, me pjesëmarrjen e artistëve të njohur shqiptarë. Programi përmbante këngë të njohura shqiptare si “Zambaku i Prizrenit, “O moj ti me sytë e zi”, “Kur një ditë të kthehesh ti”, potpuri “Kur perëndon dielli” e “Si dukat i vogël je”, “Këngë për Nënën” apo dhe “Vala dhe Shkëmbi” e kompozuar nga Kujtim Laro. Për gati 90 minuta publiku përjetoi emocione të veçanta të performancave të artistëve pjesëmarrës.22-Mar-2025Faton Macula, jazz kitaristi shqiptar me famë botëroreFaton Macula ka nisur të merret me muzikë që në moshën 8 vjeçare. Ishte babai i tij i cili e drejtoi drejt muzikës, ndërsa dashuria e madhe për muzikën jazz nisi në moshën 11 vjeçare, e cila vazhdon edhe sot. Studimet e para nisën në shkollën e muzikës klasike në Mitrovicë. Në moshën 15 vjeçare Fatoni konkuroi në një shkollë muzike në Graz të Austrisë, ku midis 30 konkurentëve nga e gjithë bota u pranuan vetëm 3 prej tyre, dhe njëri ishte Fatoni. Më pas ai vijoi karrierën muzikore në SHBA, ku rastësisht e ftoi një nga instrumentistët e bandës muzikore të artist të famshëm botëror Marc Anthony, për të interpretuar me të. Ka bashkëpunuar me shumë artistë të tjerë të njohur botërorë si, Missy Elliot, Mary J.Blige , Gladys Knight, Bobbi Storm e shumë të tjerë. Vitet e fundit ai ka bashkëpunuar edhe me shumë këngëtarë të njohur shqiptar, ndër to dhe me Mira Konçin.08-Mar-2025Afërdita Hoxha: Dashuria për muzikën është pjesë e jetës simeAfërdita Hoxha është këngëtare dhe tekstshkruese këngësh. Ajo muzikën e ka pasion që në moshë të vogël, e rritur në një ambient familjar artdashësish. Afërdita është aktivizuar me grupet artistike shkollore dhe më vonë në aktivitete të ndryshme muzikore. Prej vitesh jeton në Zvicër, ku nuk është ndarë nga pasioni për muikën. Ka realuzar mjaft këngë në bashkëpunim me kompozitorin e njohur Edmond Zhulali, të cilat janë pritur mirë nga publiku. Një pasion tjetër i saj është dhe letërsia, ku poezia zë një vend të veccantë. Së shpejti Afërdita do të sjellë disa këngë të reja në bashkëpunim me Edmond Zhulalin. Në një intervistë për Radio Ejani ajo tregon për rrugëtimin e saj muzikor dhe projektet në vazhdim. 22-Feb-2025Astrit Mustafa, jeta në skenë dhe mësimdhënieProfesori i klarinetës në Universitetin e Prishtinës Astrit Mustafa ka një karrierë të gjatë dmuzikore. Hershëm ai ka qenë i pasionuar pas klarinetës dhe vazhdon edhe sot ta dojë si ditën e parë këtë instrument muzikor. Prej vitesh ai punon në Fakultetin e Muzikës si profesor klarinete, ku ka nxjerrë mjaft talente dhe ka mbajtur disa koncerte në Kosovë dhe jashtë saj, duke u vlerësuar për nivelin e tij artistik. 25-Jan-2025Këngëtari David Dreshaj rrëfen sekretet e bashkëpunimeveKëngëtari David Dreshaj nga komuniteti shqiptar i Malit të Zi është një ndër këngëtarët e rinj mjaft të suksesshëm në tregun muzikor. Ai ka realizuar shumë këngë të shoqëruara edhe me videoklip, këngë solo, por edhe në duet me këngëtarë të njohur si, Blero, Young Zerka, Elinel, etj. Këngët e tij kanë arritur mbi 1 milion klikime si "Ta dija", "Sonte", "Asaj", "Te Quiero Je T'aime". Gjithashtu Davidi ka sjellë edhe një album me këngë Krishtlindjeje, ku shumë prej këngëve i ka realizuar në Shqipëri. I ftuar në Radio Ejani, ai rrëfen për bashkëpunimet dhe projektet në vijim.22-Dec-2024Frensi Revania, konkuruese për here të pare në Festivalin e 63-të të Këngës në RTSHFrensi Revania është një këngëtare e re me mjaft talent, e cila e ka nisur muzikën që në moshë të vogël në qytetin e Beratit. Ajo ka marrë pjesë në talent show-n “The Voice Kids”, një eksperiencë e rëndësishme për karrierën e saj artistike. Krahas dashurisë së madhe për muzikën, Frensi pëlqen dhe pikturën. Aktualisht studion në Universitetin e Arteve në Tiranë në degën Skenografi-Kostumografi. Për herë të parë ajo do të performojë në Festivalin e 63-të të Këngës në RTSH me këngën “Rreziko”. Për Radio Ejani, ajo tregon për realizimin e këngës, si dhe emocionet e kësaj gare mes kolegëve të rinj dhe emrave të njohur të skenës shqiptare.15-Dec-2024
Info Showbizz“Ja na erdhi Viti i Ri” albumi me këngë festive nga Elsa LilaElsa Lila (Foto nga Endrit Mërtiri, marrë nga instagrami) Artistja Elsa Lila do të sjellë një surprizë për publikun në festat e fundvitit, një album muzikor me këngë shqiptare për Krishtlindjen dhe Vitin e ri. Elsa nuk do të vijë me një këngë, as dy, por me plot 9 këngë ndër të cilat tetë janë22-Dec-2024Rozana Radi dhe Sany Dimitri, fitues të Festivalit “Kënga Magjike”Rozana Radi dhe Sany Dimitri janë fituesit e edicionit të 24-t të “Kënga Magjike 2024” Kënga “Akoma“mori kupën e fitores së festivalit magjik me 1452 pikë.15-Dec-2024Producenti Çelik Lipa prezanton albumin “Golden Steel”Producenti Çelik Lipa ka publikuar albumin e tij të parë “Golden Steel”, i cili përmban shtatë projekte muzikore. Ky album shënon një hap të rëndësishëm në karrierën e tij, duke përfshirë bashkëpunime me emra të njohur të skenës, që e pasurojnë më tej artin e tij15-Dec-2024Dafina Zeqiri, 4 milion ndjekës në SpotifyDafina Zeqiri është një nga emrat e njohur të muzikës shqiptare. Artistja përgjatë karrierës së saj ka grumbulluar një numër të madh të audiencës, falë artit të saj unik përmes këngëve dhe videoklipeve. Së fundmi, ajo ka publikuar statistikat vjetore të dëgjuesve të saj në platformën ndërkombëtare15-Dec-2024Këngëtari Ermal Fejzullahu në duet me këngëtaren Teuta SelimiTeuta Selimi dhe Ermal Fejzullahu janë bërë së bashku ku kanë realizuar projektin më të ri muzikor me titullin “Marre”.17-Nov-2024Egzon Pireci dhe Adelina Ismaili prezantojnë këngën “Dashuri e humbur”Egzon Pireci dhe artistja e mirënjohur Adelina Ismaili kanë realizuar një këngë të re. “Dashuri e humbur” titullohet kënga e realizuar me videoklip.17-Nov-2024