Gloria Xhomaqi: Pëlqej të kem krijimtari të re muzikore në repertorGloria Xhomaqi është këngëtare e muzikës popullore të jugut, kryesisht asaj kolonjare. Pas formimit muzikor për kanto në Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tiranë, Gloria ka publikuar disa këngë popullore të trevës së jugut, një krijimtari e re popullore, e pritur mirë nga artdashësit.20-Dec-2025Rei Kita, kompozitori i ri fitues i mjaft konkurseve ndërkombëtareRei Kita është një kompozitor i ri, i cili falë pasionit për muzikën dhe punës së palodhur ka arritur të korrë suksese si brenda ashtu edhe jashtë vendit, duke u vlerësuar me çmime për krijimtarinë e tij muzikore në konkurse ndërkombëtare. Rei e ka trashëguar këtë pasion për muzikën nga familja e tij, dhe po e vazhdon duke përcjellë më së miri vlerat e muzikës shqiptare. Para pak ditësh bashkë me kolegun e tij Erli Lila organizuan një koncert me veprat e tyre muzikore në hollin e TKOB-së, që u mirëprit nga publiku i pranishëm. 29-Nov-2025Egert Pano me një projekt të ri muzikor shqiptaro-italianEgert Pano është një muzikant shqiptar që jeton prej 33 vitesh në Itali. Ai ka përfunduar studimet për kanto dhe aktualisht është profesor i kantos në shtetin fqinj. Egerti ka marrë pjesë në festivalin e këngës në RTSH në vitin 2015 dhe Kënga Magjike në 2016. Ai rrjedh nga një familje muzikantësh, pasi të dy prindërit e tij janë artistë të njohur. Së shpejti Egerti do të sjellë për publikun shqiptar dhe atë italian projektin e tij të ri muzikor, me këngë shqiptare të përkthyera në italisht dhe ato italiane të përshtatura në gjuhën shqipe.15-Nov-2025Ylli Ramzoti – Një jetë me nota dhe emocioneKompozitori Ylli Ramzoti mbetet i vetmi ndër krijuesit durrsakë, që ruan traditën e të parëve. Gjatë karrierës muzikore ai ka krijuar këngë për fëmijë dhe të rritur, muzikë klasike e dhome, këngë qytetare popullore, kompozime të ndryshme instrumentale. Ka marrë pjesë në mjaft veprimtari lokale e kombëtare, duke u vlerësuar dhe me çmime për krijimtarinë e tij për fëmijë e të rritur.18-Oct-2025Sofika Kola: Muzika klasike është pasioni imSopranoja Sofika Kola punon prej vitesh në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit. Ajo ka interpretuar përkrah emrave të njohur të operas shqiptare në skenën e këtij teatri. Ajo ka debutuar me operën “Maddame Butterfly” dhe “Carmen”. Përveç muzikës klasike që është pasioni i saj i vetëm, Sofika ka kënduar dhe në shfaqjet e Ansamblit popullor brenda dhe jashtë vendit. Ajo është vlerësuar me certifikata mirënjohje dhe çmime në festivale të këngës popullore qytetare. 04-Oct-2025Elda Keçi, një tiranase e rritur në familje muzikantëshGazetarja Elda Keçi ka emiguar në vitin 1993 në Itali dhe prej asaj kohe jeton në qytetin e Modunjos. Ka zgjedhur këtë qytet për të jetuar që të ishte më afër vendlindjes së saj dhe herë pas here vjen në Shqipëri për të takuar të afërmit dhe miqtë, por dhe për të marrë pjesë në aktivitete kulturore. Familja e saj është e njohur për traditën muzikore, pasi gjyshi saj, babai dhe daja kanë qenë saksofonistë të njohur dhe pjesëtarë të orkestrës së ish Hotel Dajtit.20-Sep-2025Uesli Alushi, studiues i folkut krutanUesli Alushi ka kryer studimet e larta për koreografi në Universitetin e Arteve në Tiranë. Ai e ka nisur rrugëtimin me vallen popullore në moshën 8 vjeçare në Qendrën Kulturore të Fëmijëve në Fushë Krujë. Më pas ka marrë pjesë në festivale dhe koncerte, derisa i lindi dëshira për të kanalizuar studimet drejt fushës së koreografisë, ku është diplomuar. Së shpejti Uesli do të sjellë për lexuesit një botim studimor mbi vallen tradicionale krutane dhe folklorin e këtij qyteti.02-Aug-2025Kevin Zotrija, producenti që eksperimenton në disa zhanre muzikoreKevin Zotrija është producent i muzikës elektronike, që ka eksperimentuar dhe në zhanre të tjera muzikore. Ai ka kompozuar shumë këngë, duke i promovuar edhe në tregun muzikor ndërkombëtar. Pasioni për këtë zhanër muzikor e ka bërë atë që t’i përkushtohet me vite të tëra, duke arritur të renditet edhe në mesin e producentëve të tjerë botërorë. Në këto 15 vite experience ai ka arritur të krijojë profilin e tij unik përsa i përket zhanreve muzikore që eksperimenton. 26-Jul-2025