Saba Kumaritashvili, mori pjesë në Olimpiadë me ëndrrën e mbetur nga kushëriri
Saba Kumaritashvili nga Gjeorgjia kreu garat e tij në disiplinën e slitës në Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit 2022/ VCG
Kur Saba Kumaritashvili nga Gjeorgjia kreu të gjitha garat e tij në disiplinën e slitës në Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit, ai shtrëngoi me forcë grushtet dhe pastaj ngriti kokën drejt qiellit, sikur u lirua nga një barrë të rëndë, pavarësisht se u radhit në vendin e 31-të.
Historia e Kumaritashvilit mbi mposhtjen e frikës dhe vijimin e lavdisë së familjes nuk ka të bëjë me medaljen, por shpjegon më së miri ëndrrën olimpike.
Saba Kumaritashvili nga Gjeorgjia kreu garat e tij në disiplinën e slitës në Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit 2022/ VCG
12 vjet më parë, kushëriri i Saba-s, Nodar Kumaritashvili, vdiq në një aksident gjatë stërvitjes para garave të slitës në Lojërat Olimpike Dimërore të Vankuverit. 12 vjet më vonë, Saba ndodhej në pistën e rrëshqitjes me slitë në Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit, për të plotësuar dëshirën e kushëririt, por edhe ëndrrën e vet.
Në Gjeorgji emri Kumaritashvili përfaqëson slitën. Stërgjyshi i Saba-s e çoi sportin e slitës në Gjeorgji dhe u bë i pari trajner i slitës në këtë vend, ndërsa i ati i Saba-s ishte kryetari i Federatës së Slitës të Gjeorgjisë.
Por në Olimpiadën Dimërore, emri Kumaritashvili shënonte një tragjedi. Në stërvitjen e fundit para garave të Olimpiadës Dimërore të Vankuverit 2010, 21-vjeçari Nodar Kumaritashvili u përplas befasisht në shtyllën e çeliktë pranë pistës dhe u nda nga jeta vetëm disa orë para hapjes së Olimpiadës.
Nodar Kumaritashvili, në "Vanguver 2010"/ "the Paper"
Ajo ishte tragjedia e parë e vdekjes në pistë gjatë historisë 35-vjetore të rrëshqitjes me slitë dhe tronditi tërë qarqet botërore të këtij sporti. Gjermani Felix Loch, kampioni i rrëshqitjes me slitë individuale për meshkuj në Olimpiadës Dimërore të Vankuverit, e shkriu medaljen e vet të artë dhe bëri dy të tilla, dhe fluturoi enkas në Gjeorgji për t’ia çuar njërën prej tyre familjes Kumaritashvili.
Sipas Loch-ut, Nodar-i e ndryshoi sportin e slitës. Pas vdekjes së tij, Federata Ndërkombëtare e Slitës uli shpejtësinë e pistës së slitës dhe përcaktoi testimin e detyruar të pistës, si dhe pikët minimale për pjesëmarrjen në garat e Kupës Botërore të Slitës.
Pavarësisht nga tragjedia, familja Kumaritashvili nuk e ka ndryshuar pasionin për slitën. Historia e kësaj familjeje tregon këmbënguljen, triumfin mbi frikën, lënien pas të tragjedisë dhe përparimin drejt së ardhmes, pa u penguar nga asgjë.