Paketa fiskale 2027, më socialja e 36 viteve të funditRisia e projektbuxhetit 2027 qëndron në ndërthurjen e disa instrumenteve të mbështetjes, si lehtësimi i kostos së shportës ushqimore, ulja e çmimit të karburanteve, rritja e mbështetjes për pensionistët, krijimi i një skeme të re për familjet me fëmijë të vegjël dhe zgjerimi i përkujdesjes për personat me aftësi të kufizuara. Këto masa synojnë të ndikojnë jo vetëm në të ardhurat e drejtpërdrejta të familjeve, por edhe në shpenzimet e tyre të përditshme.13-Nov-2026Paketa fiskale, turizmi kërkon lehtërisa dhe barazi për të gjithë operatorëtDebatet e ditëve të fundit për paketën e re fiskale në Shqipëri e kanë vendosur sektorin e turizmit në qendër të vëmendjes, teksa propozimi për rritjen e TVSH-së në akomodim nga 6% në 10% ka nxitur reagime të forta nga bizneset. Për ekspertët, ndryshimet e propozuara rrezikojnë të rëndojnë operatorët dhe të dëmtojnë cilësinë e shërbimit ndaj vizitorëve, duke kërkuar një qasje më të thjeshtë e më konkurruese.12-Nov-2026Parku i erës në Spille, hapi i parë i sektorit eolik shqiptarNjë marrëveshje e re për një park me erë në Shqipëri sinjalizon kalimin nga faza e synimeve në atë të zbatimit. Investimi pritet të sjellë prodhim të pastër, furnizim më të sigurt dhe hapësira zhvillimi për ekonominë vendase. Shqipëria po hyn në një etapë të re të energjisë së erës, pasi u firmos marrëveshja për një park në zonën e Spillesë.11-Nov-2026CIIE 2026: platformë strategjike për tregtinë ndërkombëtare, investimet dhe riformatimin e ekonomisë botëroreEkspozita e 9-të Ndërkombëtare e Importit të Kinës, e cila u zhvillua në Shangai nga 5 deri më 10 nëntor përfaqëson një instrument strategjik të hapjes së ekonomisë kineze ndaj botës, një platformë gjigante për zgjerimin e tregtisë ndërkombëtare dhe një mundësi për kompanitë e huaja që të hyjnë në një prej tregjeve më të mëdha dhe më dinamike të planetit. Për ekonominë botërore, rëndësia e këtij organizimi qëndron në krijimin e një infrastrukture të përbashkët për takimin e ofertës globale me kërkesën kineze. Eksperti i ekonomisë pranë ALTAX, Ergis Sefa në intervistë për Grupin Mediatik të Kinës (CMG) komenton këtë event të rëndësishëm për ekonominë kineze dhe globale10-Nov-2026Buxheti i Shqipërisë për 2027: Më shumë mbështetje sociale, arsim, shëndetësi dhe stabilitet fiskalQeveria shqiptaare ka prezantuar planin financiar për vitin 2027, duke e paraqitur atë si një pasqyrim të prioriteteve publike dhe të përgjegjësisë ndaj qytetarëve. Buxheti parashikon rritje të ndjeshme të financimit për mbrojtjen sociale, arsimin, shëndetësinë, sigurinë dhe bujqësinë, me vëmendje09-Nov-2026Nga privilegjet e investitorëve strategjikë te pastrimi i parave, shqetësimet e BE-së për ShqipërinëKomisioni Europian ka publikuar më 4 nëntor Progres-Raportin për Shqipërinë për vitin 2026, ku krahas problematikave në funksionimin, evidenton edhe një sërë vlerësimesh pozitive për vendin. Në raport theksohet se Shqipëria ka përmbushur kriteret e ndërmjetme të kërkuara nga Bashkimi Europian në grupin e kapitujve të negociatave që lidhen me çështjet themelore, përfshirë drejtësinë, të drejtat themelore dhe funksionimin e institucioneve demokratike. Komisioni Europian vlerëson përparimin në reformën në drejtësi, përfundimin e procesit të vettingut për gjyqtarët dhe prokurorët, si dhe rezultatet e SPAK-ut në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë. Vlerësime pozitive ka edhe për luftën kundër krimit të organizuar, ecurinë e ekonomisë, rritjen e turizmit dhe sektorë të tjerë si energjia, arsimi, doganat dhe shërbimet financiare. Në revistën “Monitor” është publikuar këto ditë një artikull rreth këtij progress-raporti.09-Nov-20269 në 10 familje shqiptare zotërojnë pasuri të paluajtshmeSipas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë për gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, më shumë se 9 në 10 familje shqiptare zotërojnë të paktën një pasuri të paluajtshme. Nga 1066 familje që iu përgjigjën vrojtimit, 949 prej tyre, ose rreth 91 përqind, deklarojnë se zotërojnë një ose dy prona të paluajtshme. Ky është një tregues me rëndësi të veçantë për ekonominë shqiptare, sepse dëshmon se pasuria e familjeve nuk përbëhet vetëm nga të ardhurat mujore, pagat, pensionet apo kursimet bankare.06-Nov-2026Pse shqiptarët nuk sigurojnë pronën dhe shëndetin ?Tregu i sigurimeve në Shqipëri vijon të karakterizohet nga një pjesëmarrje e ulët e qytetarëve, të cilët shfaqin interes për mbrojtje financiare kryesisht kur ndiejnë rrezikun pranë vetes. Kjo qasje reaktive, e shoqëruar me procedura vlerësimi të ndërlikuara, e mban kulturën e sigurimit larg standardeve të vendeve të zhvilluara.05-Nov-2026Mosha e daljes në pension, ekspertët: reforma vetëm nëse e lejon tregu i punësDebati për moshën e daljes në pension vijon të jetë i hapur, ndërsa çdo lëvizje në këtë drejtim kërkon peshim të kujdesshëm për shkak të ndikimit të drejtpërdrejtë te qytetarët. Sipas ekspertëve, sistemi duhet të mbrojë pragun minimal kontributiv dhe të reformohet vetëm sipas nevojave të brendshme, jo sipas modeleve të rajonit.04-Nov-2026Kontratat e ndërtimit në Shqipëri: rreziqet, mbrojtja kontraktuale dhe të drejtat e porositësit përballë sekuestrosBlerja e një prone në ndërtim kërkon kujdes të shtuar, pasi rreziqet ligjore dhe financiare shpesh anashkalohen nga blerësi. Sipas ekspertëve, verifikimi i dokumentacionit dhe historikut të ndërtuesit përpara nënshkrimit të kontratës përbën mbrojtjen më efektive për çdo porositës.02-Nov-2026Nga mungesa e kandidatëve te lufta për talentet: si po ndryshon tregu i punës në ShqipëriTregu i punës në Shqipëri po ndryshon thellësisht, teksa kandidatët po fitojnë gjithnjë e më shumë fuqi ndaj punëdhënësve. Ekspertët analizojnë se si emigracioni, kapacitetet e pashfrytëzuara dhe pritshmëritë e reja po riformësojnë marrëdhëniet në punë.28-Oct-2026Pse u rritën ndjeshëm eksportet në shtator 2026?Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT), eksportet e mallrave arritën në 31.2 miliardë lekë ose 342 milionë euro gjatë shtatorit 2026, me një rritje prej 14.8 përqind, krahasuar me shtatorin e vitit 2025. Ky shtim eksportesh është i ndjeshëm. Mineralet dhe energjia kanë27-Oct-2026Më tepër...